Ndërlidhjet

Kirgizi: Hetohet djali i ish presidentit Bakiev



Maksim Bakiev, djali i ish presidentit të Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, ka qenë i implikuar në një skandal korrupcioni, lidhur me dërgesat e karburantit në bazën ajrore amerikane në këtë vend.

Mediat lokale cituan prokurorët të kenë thënë se furnizuesit e bazës ajrore kanë blerë karburant nga kompanitë e Kirgizisë, të cilat karburantin e kishin blerë nga Rusia.

Kompanitë kirgize kanë qenë pronë e Maksim Bakievit, dhe hetuesit thonë se i babai i tij ia ka lehtësuar tatimet doganore për importin e karburantit.

Hetime të numërta janë ndërmarrë për aktivitetet e qeverisë së Kurmanbek Bakievit, i cili është akuzuar për larje parash dhe abuzim të detyrës.
XS
SM
MD
LG