Ndërlidhjet

Bombë në Tajms Skver, evitohet tragjedia


Policia e Nju Jorkut mbrëmë vonë ka evakuar një pjesë të Tajms Skverit në Menheten pasi që një automjet janë gjetur pjesë të bombës që për fat nuk kanë eksploduar.
Policia ka evakuar disa ndërtesa afariste dhe të banimit, ndërsa forcat policore janë vendosur në gjithë këtë pjesë të qytetit, në të cilin rëndom qarkullojnë mijëra turistë.
Agjencia Asoshieted Prress citon një zyrtar policor të ketë thënë se në automjetin e llojit “Nisan” kishte filluar të dalë tym dhe se ekspertët në te gjetën shishe të gazit, pluhur, benzin dhe mjet për shpërthim.
Zyrtarët pohojnë se bomba ishte bërë në formë “amatore”, por se është hetuar një person që në çastin e shpërthimit të tymit me shpejtësi ka braktisur automjetin.
Presidenti amerikan ka lavdëruar reagimin e policisë amerikane dhe ka premtuar mbështetje e forcave federale.
Tajms Skver gjendet në pjesën e Nju Jorkut ku ka qarkullim të madh dhe është rreth 6 kilometra nga vendi ku ishte Qendra Tregtare Botërore, që u rrënua në sulmet terroriste të 11 shtetorit.
XS
SM
MD
LG