Ndërlidhjet

Bombë në Tajms Skver, evitohet tragjedia


Nju Jork, 1 maj 2010: Policia gjatë evakuimit të një pjese të Tajms Skverit.
Nju Jork, 1 maj 2010: Policia gjatë evakuimit të një pjese të Tajms Skverit.
Policia e Nju Jorkut, mbrëmë vonë, ka evakuar një pjesë të Tajms Skverit në Menheten, pasi që në një automjet janë gjetur pjesë të bombës që, për fat, nuk kanë eksploduar.

Policia ka evakuar disa ndërtesa afariste dhe të banimit, ndërsa forcat policore janë vendosur në gjithë këtë pjesë të qytetit, në të cilën rëndom qarkullojnë mijëra turistë.

Agjencia Asoshieted Pres citon një zyrtar policor të ketë thënë se në automjetin e llojit “Nisan” kishte filluar të dalë tym dhe se ekspertët në të gjetën shishe të gazit, pluhur, benzinë dhe mjet për shpërthim.

Zyrtarët pohojnë se bomba ishte bërë në formë “amatore”, por se është hetuar një person që në çastin e shpërthimit të tymit me shpejtësi ka braktisur automjetin.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka lavdëruar reagimin e policisë amerikane dhe ka premtuar mbështetje të forcave federale.

Kryeprefekti i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, ka deklaruar se është evituar një “zhvillim potencialisht shumë vdekjeprurës”.

Guvernatori i Nju Jorkut, Dejvid Paterson, incidentin e ka cilësuar “akt të terrorizmit”.

Tajms Skver gjendet në pjesën e Nju Jorkut ku ka qarkullim të madh dhe është rreth 6 kilometra nga vendi ku ishte Qendra Tregtare Botërore, që u rrënua në sulmet terroriste të 11 shtetorit.
XS
SM
MD
LG