Ndërlidhjet

Papandreu fton grekët për "sakrificë të madhe"


Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka konfirmuar marrëveshjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ka ftuar qytetarët e këtij vendi për “sakrificë të madhe”, me qëllim të evitimit të katastrofës në vend.
Në takimin e qeverisë Jorgos Papandreu ka paralajmëruar masa të ashpra kursimi deri në vitin 2012, si pjesë e marrëveshjes me BE-në dhe FMN-në për kredinë në vlerë 120 miliardë euro.
Qeveria greke është duke zbatuar planin e masave të kursimit në vlerë 4.8 miliardë euro. Plani nënkupton zvogëlimin e pagave në sektorin publik, ngrirjen e pensioneve dhe rritjen e tatimeve.
Në Bruksel pasdite mbahet takim i ministrave të financave të vendeve të BE-së në të cilin pritet miratimi i ndihmës për Greqinë.
XS
SM
MD
LG