Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita e vendosur të vijojë grevën e urisë


Në Shqipëri opozita është e vendosur të vijojë grevën e urisë. 20 deputetë socialistë, që prej ditës së premte janë futur në grevë urie, përpara selisë së kryeministrisë në Tiranë dhe kërkojnë që qeveria e kryeministrit Sali Berisha të bëjë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të qershorit të kaluar përmes hapjes së kutive të votimit.
Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, partisë më të madhe të opozitës në Shqipëri e ka konsideruar këtë grevë si “unike dhe betejë të opoziës”.
Nga ana tjetër policia e Tiranës i kërkon Partisë Socialiste të zhbllokojë bulevardin përpara kryeministrisë, pasi sipas saj është njoftuar vetëm për zhvillimin e një proteste dhe jo për bllokimin tërësor të bulevardit, që përbën një nga arteriet kryesore të qarkullimit në Tiranë.
Policia sqaron se ditën e djeshme janë shoqëruar dhe po heton rreth 40 deputetë socialistë për akuzën e prishjes së qetësisë publike dhe shkatërim prone.
Sot kreu i PS, Edi Rama, ndërsa vizitoi grevistët e urisë ripërsëriti edhe një herë se "opozita është e palëkundur për të shkuar drejt transparencës së zgjedhjeve parlamentare dhe do të sakrifikojë gjithçka për të".
XS
SM
MD
LG