Ndërlidhjet

Gutenberg: Zvogëlohet numri i ushtarëve gjermanë në Kosovë


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Teodor Gutenberg, ka sinjalizuar zvogëlimin e numrit të ushtarëve të këtij vendi në Kosovë.
Në intervistën për gazetën “Velt am Zontag”, Gutenberg ka thënë se në të ardhmen numri maksimal i ushtarëve gjerman në Kosovë do të duhej të ishte 2500, që është për një 1000 më pak se aktualisht.
Ushtarët e ushtrisë gjermane (Bundsver) shërbejnë në grupin luftarak shumëkombësh me seli në Prizren.
XS
SM
MD
LG