Ndërlidhjet

logo-print

Ahmedinexhat kritika mbikqyrjes bërthamore të OKB-së


Presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad kritikoi sot mbikqyrjen e bërthamore të Kombeve të Bashkuara, teksa ai do të niset nesër drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në rishikimin e Marrëveshjes së Mospërhapjes së Armëve Bërthamore(NPT), ku Irani ka nënshkruar.
Delegatët nga 189 vende do të takohen për rishikimin e traktatit, ku Ahmedinexhat është kreu i vetëm i shtetit që do të marrë pjesë.
Presidenti Iranian në Teheran u tha gazetarëve sot se ky është një takim i rëndësishëm sepse Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, që krijoi NPT ka nevojë për reformë.
Shtetet e Bashkuara po kryesojnë përpjekjet e fuqive perëndimore për të rritur presionin ndaj Republikës Islamike lidhur me programin e kontestuar të saj bërthamor, për të cilin kanë frikë se po e përdorin për të prodhuar bombë.
Irani thotë se programi i saj është rreptësisht për qëllime civile
XS
SM
MD
LG