Ndërlidhjet

UÇK pranon përfshirjen në incidentin në Bllacë, BDI reagon


UÇK pranon se është përfshirë në incidentin në brezin kufitar Kosovë-Maqedoni afër Bllacës. Përvecse ka marrë përsipër armët e sekuestruara më 28 prill. UÇK ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se përleshjet me armë me forcat speciale të policisë maqedonase, kanë lënë të vdekur një person nga pala armike dhe një të plagosur lehtë nga pala e saj. Sipas komunikatës veprimtaria e UÇK vijon në gjithë hapësirat e Maqedonisë.
BDI ka dënuar dhunën si të papranueshme për realizimin e qëllimeve politike dhe është distancuar duke deklaruar se personat e përfshirë në tregtinë me armë nuk kanë kurrfarë lidhje me të.
Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, ish- përfaqësues politik i UÇK-së ka deklaruar se është në kontakt intensiv me garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA, BE dhe NATO-n.
Ahmeti sot në Tiranë ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, i cili pas takimit ka deklaruar se paqja, stabiliteti, integriteti i Maqedonisë janë jetike për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
XS
SM
MD
LG