Ndërlidhjet

logo-print

Baroso: Të aktivizohen mekanizmat e ndihmës për Greqinë


Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, ka rekomanduar aktivizimin e mekanizmave për ndihmë Greqisë dhe ka thënë se ky hapë është me rëndësi edhe për ruajtjen e stabilitetit të euro zonës.
“Komisioni Evropian konsideron se janë përmbushur kushtet për përgjigje pozitive ndaj kërkesave të qeverisë greke dhe rrjedhimisht rekomandon aktivizimin e mekanizmave për ndihmë Athinës”, ka thënë Baroso.
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, më heret ka deklaruar se është arritur marrëveshja për ndihmë financiare me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG