Ndërlidhjet

Pakti BE-FMN-Greqi zyrtarizohet këtë javë



Vendet evropiane dhe FMN-ja pritet të zyrtarizojnë gjatë javës planin e shpëtimit për Greqinë, në vlerë prej 110 miliardë eurosh. Kjo është dhe ndihma më e madhe që i është ofruar ndonjëherë një vendi të vetëm. Sipas marrëveshjes vendet e eurozonës do të japin 80 miliardë euro për Athinën, kurse pjesa tjetër e fondit do të vijë nga FMN-ja.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ka bërë publik planin që parasheh rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve në vlerë prj miliarda eurosh.

Takimi i vendeve të eurozonës rreth ndihmës për Greqinë pritet të mbahet të premten.
XS
SM
MD
LG