Ndërlidhjet

Obama: BP të paguajë për rrjedhjen e naftës



Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës është katastrofë mjedisore e paprecedentë.

Duke folur në shtetin e Luizianës, që pritet të preket nga rrjedhja e naftës, Obama theksoi se riparimi do të kërkojë shumë më tepër kohë. Nga dëmtimi i një tubacioni nëntokësor është shkaktuar rrjedhja e naftës.

Obama tha se kompania britanike British Petrolium, BP, duhet të paguajë për zhdëmtimin.

“BP është përgjegjëse për rrjedhjen dhe do të duhet të paguajë faturën. Si president i SHBA-ve nuk do të lë asgjë pa bërë për të adresuar krizën. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për të pastruar zonat e dëmtuara”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG