Ndërlidhjet

Së shpejti nisin bisedimet izraelito-palestineze



Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë presin fillimin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta brenda disa ditësh.

Vendimi do t’i japë fund mungesës 1 vjeçare të komunikimit mes të dyja palëve. Të shtunën, Lidhja Arabe vendosi të mbështesë planin amerikan për bisedime jo të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve, si një hap i parë drejt negociatave direkte.

Lidhja Arabe deklaroi se bisedimet do të fillojnë pasi palestinezët kanë marrë garanci nga pala amerikane. Nuk ka detaje konkrete për garancitë e dhëna nga SHBA-të.
XS
SM
MD
LG