Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetvrasës ndaj bazës së NATO-s



Një sulm vetvrasës ka ndodhur në afërsi të bazës ushtarake të NATO-s, në qytetin afgan të Kostit. Si pasojë e makinës bombë, ku gjendej dhe sulmuesi humbi jetën një civil dhe dy roje të bazës u plagosën.

Sulmi ndodhi ndaj bazës, e cila në dhjetorin e kaluar ishte skenë e një sulmi vetvrasës ku u vranë shtatë punonjës të CIA-s.

Incidenti në Kost ishte i fundit në radhën e sulmeve gjatë 24 orëve. Nga shpërthimi i një bombe, tetë civilë humbën jetën në provincën e Paktias. Në një tjetër incident tetë ushtarë norvegjezë u plagosën.
XS
SM
MD
LG