Ndërlidhjet

Hyseni takohet me Kushnerin



Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni gjendet sot në Paris. Zyra për informim e kësaj ministrie ka njoftuar se ministri Hyseni do të takohet në kryeqytetin francez me homologun e tij, Bernar Kushner.

Bëhet e ditur se vizita në Paris, sikurse edhe në Bruksel e Berlin ka për qëllim bashkrendimin e veprimeve pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pas Parisit, Hyseni shkon ne Bruksel, ku për të martën është paralajmëruar se do të flasë para Komitetit për Politike të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Të mërkurën ministri i punëve të Jashtme viziton Berlinin, ku do t’i bashkohet delegacionit të presidentit Sejdiu, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.
XS
SM
MD
LG