Ndërlidhjet

BP: Do paguajmë koston e pastrimit



Gjiganti i energjisë, British Petrolium, BP, përmes një deklarate bën të ditur se do të paguajë “gjithë koston e nevojshme dhe të arsyeshme” për pastrimin e bregdetit në Gjirin e Meksikës. Nga dëmtimi i një tubacioni nëntokësor është shkaktuar rrjedhja e naftës.

Presidenti amerikan, Barak Obama, duke folur në shtetin e Luizianës, që pritet të preket nga rrjedhja e naftës, i bëri thirrje BP-së të paguajë për zhdëmtimin.

Obama tha se rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës është katastrofë mjedisore e paprecedentë.

“BP është përgjegjëse për rrjedhjen dhe do të duhet të paguajë faturën. Si president i SHBA-ve nuk do të lë asgjë pa bërë për të adresuar krizën. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për të pastruar zonat e dëmtuara”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG