Ndërlidhjet

“United” dhe “Kontinental” krijojnë kompaninë më të madhe të fluturimit në botë


Dy kompanitë amerikane të fluturimit “United” dhe “Kontinental” njoftuan sot se kanë rënë dakort të bashkohen për të formuar kombaninë ajore më të madhe në botë.
Transaksionet ende duhet të miratohet nga aksionerët, por kompanitë e thanë se pritet që kjo të përfundojë deri në fund të vitit.
Linja e re ajrore do të përbëjë shtatë përqind të trafikut global, duke ia kaluar rivales, “Delta” të SHBA-së , e cila aktualisht është në krye me gjashtë për qind.
Kjo kompani e madhe do të ofrojë shërbim për më shumë se 144 milionë pasagjerë në vit, pasi do të kryejë fluturime në 370 destinacione.
XS
SM
MD
LG