Ndërlidhjet

Gjykata fajëson një pakistanez për sulmet në Mumbai


Një gjykatë në Indi ka fajësuar një person nga Pakistani për përfshirje në sulmet në qytetin Indian të Mumbait më 2008-ën, ku mbetën të vdekur 166 persona dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën.
Muhammedi Ajmal Kasab është akuzuar si një nga personat e armatosur që i përket grupit pakistanez esktremist islamik Lashkar –e –Taiba me bazë në Pakistan, një grup që kreu për tre ditë sulmin me armë në Mumbai.
Besohet se ai është i vetmi që ka shpëtuar gjallë mes 9 sulmuesve të tjerë, të cilët u vranë.
Kasab u fajësua për vrasje dhe zhvillimin e luftës kundër Indisë. Kasabit mund t’i jepet dënim me vdekje. Kasab fillimisht i mohoi akuzat, pastaj pranoi përfshirjen e tij, dhe më pas e tërhoqi rrëfimin, duke fajësuar policinë për sjellje të pahijshme.
XS
SM
MD
LG