Ndërlidhjet

Ish- ministri iranian goditet me thikë


Faqet iraniane të internetit raportojnë se një ish- ministër u godit sot me thikë në universitetin Amir Kabir në Teheran. Raportimet të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht bëjnë të ditur se Ahmad Motamedi është dërguar në spital dhe plagët i ka marrë në gjoks.
Motamedi ishte ministër i telekomunikacionit gjatë presidencës së Mohamad Katami.
Vitin e kaluar në zgjedhjet presidenciale ai u përfshi në lëvizjet kundra presidentit Mahmud Ahmedinexhad. Fëmijët e tij u arrestuan, pasi morën pjesë në protestat kundër presidentit.
Thuhet se rojet e universitetit kanë arritur të ndalojnë sulmuesin, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
XS
SM
MD
LG