Ndërlidhjet

logo-print

Benitez dhe Benajun braktisin Liverpulin?



Trajneri Rafael Benitez dhe futbollisti Jusi Benajun mbase do të braktisin Liverpulin.

Ky sezon që është në përfundim ka qenë dështim i madh për Liverpulin, që nuk ka arritur të siguroj plasman për garat evropiane, gjatë sezonit të ardhshëm.

Pronarët e Liverpulit janë në kërkim të blerësit të klubit, ndërsa Benitez me gjasë do të nënshkruaj për Juventusin. Rrugës së largimit është edhe Benajun i cili thotë:”Tash është vështirë të flitet për sezonin e ardhshëm, sepse nuk e dijë nëse edhe vitin e ardhshëm do të mbajë fanellën e Liverpulit”.

XS
SM
MD
LG