Ndërlidhjet

logo-print

Timoshenko: Ukraina po rrëshqet drejt diktaturës


Udhëheqësja e opozitës Julia Timoshenko akuzoi sot presidentin Viktor Janukoviç për kthimin e diktaturës në Ukrainë. Timoshenko, që u mund nga Janukoviç në zgjedhjet presidenciale të muajit shkurt, u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen për protestë para parlamentit më 11 maj.
Deputetët opozitarë javën e kaluar hodhën bomba tymi dhe vezë në seancën parlamentare, ku u ratifikua marrëveshja me Rusinë për shtyerjen e qendrimit të bazës ruse dhe për 25 vjet të tjera në Krime.
XS
SM
MD
LG