Ndërlidhjet

Mun thirrje për reduktim të armëve bërthamore


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun u bëri thirrje sot shteteve me armë bërthamore, që të ripohojnë pa mëndyshje një zotim për reduktimin e tyre.
Ban foli para delegatëve të 189 vendeve në një konferencë të Marrëveshjes për Reduktimin e armëve bërthamore, një marrëveshje 40 vjecare, që kërkon frenimin e përhapjes së tyre.
Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton kanë rënë dakort për një takim të mëvonshëm mes tyre.
Para pjesëmarrjes së tij në konferencë, Ahmedinexhad të dielën kritikoi marrëveshjen, duke thënë se ajo kish dështuar në bllokimin e vendeve për prodhimin e armëve bërthamore dhe se Irani ka në plan të propozojë ndryshime në këtë marrëveshje.
Vizita e Ahmedinexhat në OKB vjen, pasi Irani po përballet me një raund të mundshëm të saksioneve nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për dështimin në parandalimin e pasurimit të uraniumit, aktivitete që mund të ridrejtohen drejt prodhimit të një arme bërthamore.
XS
SM
MD
LG