Ndërlidhjet

Jankullovska: Gjendja e sigurisë është stabël


Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë njoftoi sot se gjendja e sigurisë në vend është stabël dhe se nuk ka arsye për shqetësim pas komunikatës së UÇK-së, e cila pranoi përfshirjen në incidentin e armatosur në afërsi të Bllacës.
“Nuk ekziston shkak për shqetësim, forcat e sigurisë para së gjithash janë relevante për stabilitetin në rajon. Shumë herë kemi theksuar se për ne nuk është e papritur, që individë apo grupe, të cilat kanë qendrime ekstremiste të ndjehen të goditur nga puna e ministrisë së Brendshme, posaçërisht në kontekst të aksionit të fundit, ku u konfiskua një sasi e madhe municioni.”- deklaroi ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.
Nga ana tjetër ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere kundërshtoi dhunën si mjet për arritjen e çfarëdo qëllimi.
XS
SM
MD
LG