Ndërlidhjet

Mitçëll mbërrin për bisedimet Izrael-Palestinë


I dërguari amerikan për paqen në Lindjen e Mesme Xhorxh Mitçëll mbërriti në Tel Aviv për të marrë pjesë për bisedime jo direkte Izrael-Palestinë.
Amos Gilad, një zyrtar i ministrisë izraelite të Mbrojtjes tha se negociatat jo direkte do të fillojnë të mërkurën.
Nuk është e qartë ende, se kur i dërguari special mund të zhvillojë bisedime me palën palestineze.
Përpjekjet Obamës për paqe morën një shtytje të shtunën, kur Lidhja Arabe vendosi të mbështesë planin amerikan për bisedime jo të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve, si një hap i parë drejt negociatave direkte.
XS
SM
MD
LG