Ndërlidhjet

Meta: Opozita të bashkëpunojë për integrimin e Shqipërisë


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ilir Meta i bëri pasdite thirrje opozitës, që të bashkëpunojë për integrimin e vendit në BE. Kjo thirrje vjen për shkak të përshkallëzimit të protestës së deputetëve të opozitës me grevë urie.
Në ditën e katër të grevës së urisë së deputetëve të Partisë socialiste, ende nuk po gjendet kompromisi mes qeverisë dhe opozitës. Krahas grevës së urisë, opozita dhe mbështetësit e saj kanë bllokuar sërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke bërë thirrje për transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
XS
SM
MD
LG