Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet amerikano-pakistanezi për bombën në Nju Jork



Raportet nga SHBA thonë se një njeri është arestuar për ndërlidhje me sulmin e pretenduar me automjet bombë në sheshin Tajms Skuer në Nju Jork.
I dyshuari është përshkruar si shtetas amerikan me origjinë pakistaneze.

E përditshmja “Nju Jork Tajms” raportoi se i dyshuari besohet të ketë jetuar në shtetin federal amerikan Konektikat.

Gjithashtu raportohet se njeriu së fundi ishte kthyer në SHBA nga një udhëtim në Pakistan.

Arrestimi u raportua pasi mediat amerikane thanë se po hetohet përzierja e të huajve në komplotin me bombë, por zyrtarët amerikanë nuk emëruan asnjë grup terrorist apo të dyshuar.
XS
SM
MD
LG