Ndërlidhjet

Obama i zgjat sanksionet Sirisë



Presidenti amerikan Barak Obama i ka vazhduar edhe për një vit sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë, duke thënë se Damasku vazhdon t’i mbështesë organizatat terroriste dhe t’i ndjekë programet raketore dhe të armëve të shkatërrimit në masë.

Obama tha në një deklaratë se veprimet dhe politikat e Sirisë “përbëjnë kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë në Shtetet e Bashkuara”.

Deklarata thotë se Siria megjithate ka bërë pak përparim në shtypjen e infiltrimit të luftëtarëve të huaj, të cilët përpiqen të hyjnë në Irakun fqinj
XS
SM
MD
LG