Ndërlidhjet

logo-print

SHBA kanë 5,113 koka bërthamore



Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur zyrtarisht për të parën herë madhësinë e arsenalit bërthamor, duke thënë se tash kanë gjithsejt 5,113 koka bërthamore, qoftë operacionale, në rezervë aktive apo në stoqe.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes, arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara është reduktuar për 84 % nga niveli maksimal i 31,225 kokave bërthamore sa ishte në vitin 1967 gjatë Luftës së Ftohtë, dhe për 75 % nga fundi i vitit 1989 kur ra Muri i Berlinit.

Më herët, SHBA i konsideronin shifrat e këtilla sekret.

Njoftimi u bë në kohën kur në Kombet e Bashkuara Nju Jork po mbahet konferenca për mospërhapjen e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG