Ndërlidhjet

Klinton: Irani e vë botën në rrezik bërthamor



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se ambicjet bërthamore të Iranit e vënë botën në rrezik, dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i kërkojë llogari Teheranit.

Klinton foli në Kombet e Bashkuara para delegatëve të rreth 189 vendeve në hapje të konferencës për mospërhapjen e armatimit bërthamor.

Ajo tha se shkelësit e mundshëm të traktatit të mospërhapjes (NPT) do të paguajnë çmim të lartë.

Më herët, presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i hodhi poshtë akuzat se vendi i tij zhvillon armë bërthamore, duke thënë se nuk ka “asnjë provë të besueshme”.

Delegatët nga SHBA-të, Britania dhe Franca e lëshuan sallën gjatë fjalimit të Ahmadinexhadit.
XS
SM
MD
LG