Ndërlidhjet

logo-print

Irlanda, Britania mbyllën hapësirat ajrore



Autoritetet e aviacionit në Britani dhe Irlandë i kanë mbyllur hapësirat ajrore për shkak të rishfaqjes së rrezikut nga hiri vullkanik nga jugu i Islandës.

Autoritetet irlandeze e mbyllën hapësirën ajrore në orën 6 të mëngjesit të sotëm, por thanë se reja e hirit po zbehet dhe hapësira ajrore së shpejti do të rihapet.

Zyrtarët britanikë thanë se hapësira ajrore u mbyll të hënën në mbrëmje dhe se mbyllja do të përfshijë edhe hapësirën mbi Irlandën Veriore.

Fluturimet mbi Evropë u mbyllën për gjashtë ditë muajin e kaluar nga frika se hiri nga shpërthimi vullkanik në Islandë mund t’i dëmtonte motorët e aeroplanëve.
XS
SM
MD
LG