Ndërlidhjet

Irani fton për vizitë zyrtarin e lartë verikorean



Irani e ka ftuar për vizitë titullarin e shtetit të Koresë Veriore, Kom Jong Ham, që ta vizitojë Republikën Islamike, për t'i forcuar më tej lidhjet ekonomike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast tha se një zyrtar i lartë i kësaj ministrie, (Mohamad Ali Fatollahi), e ka vizituar Korenë Veriore muajin e kaluar dhe e ka dorëzuar ftesën.

Zëdhënësi Mehmanparast nuk dha detaje tjera.

Kim Jong Ham, kryetar i Presidiumit të Asamblesë Popullore Supreme, e përfaqëson Korenë Veriore në vizitat shtetërore dhe samitet diplomatike.

Vendet e Perëndimit druajnë se Korea Veriore dhe Irani mund të bëhen shtete me armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG