Ndërlidhjet

Tiranë: Kreu i PS, Rama deklaron vijimin e grevës së urisë


Kreu i Partisë Socialistë në Shqipëri, pas mbledhjes me grupin parlamentar partisë së tij ka deklaruar se protesta nuk do të ndalet. Ai tha se protestuesit do të vijojnë grevën e urisë pa u dekurajuar, pasi kërkojnë vetëm transparencë.
Ndërkohë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka thënë se greva e opozitës nuk është zgjidhje për krizën politike.
“Është momenti për dialog mes forcave politike dhe për zgjidhje përmes institucioneve”- ka thënë Meta.
Ndërkohë greva e urisë ka hyrë në ditën e saj të 5-të.
XS
SM
MD
LG