Ndërlidhjet

Itali: Gruaja me ferexhe gjobitet


Policët në Itali kanë gjobitur një grua me 500 euro për veshjen e ferexhesë. 26 vjeçarja nga Tunizia po ecte me bashkëshortin e saj në rrugët e qytetit të Novarës, kur ajo u ndalua nga policia. Policia e gjobiti, kur bashkëshorti i saj refuzoi që ata të mund të shikoni fytyrën e saj. Ky është ndëshkimi i parë me gjobë i këtij lloji në Itali
Ndërsa, nuk ka një ligj specifik për mbulimin e fytyrës në publik, madje as për kokoren e motorrit, që prej 1975 është ndaluar në Itali veshja e ferexhesë.
Incidenti i sotëm në Novara vjen pas debatit për ndalim më të gjerë të ferexhesë në vendet evropiane.
Belgjika ishte vendi i parë evropian, që ndaloi ferexhenë javën e kaluar dhe parlamenti francez së shpejti do të debatojë ndalimin, të kërkuar nga qeveria.

XS
SM
MD
LG