Ndërlidhjet

FT: "Botë pa armatim nuklear? Jo faleminderit!"


Projektil iranian
Projektil iranian

"Financial Times"

Barak Obama e dëshiron një botë pa armatim nuklear. Amerika do ta çojë përpara këtë ide edhe në konferencën e Kombeve të Bashkuara për mos-përhapje nukleare, e cila nisi punimet në Nju Jork.

Gazeta rikujton se ku vision është shpalosur jo më shumë se para një viti, gjatë vizitës që presidenti amerikan bëri në Pragë, duke përshkruar një pikturë madhështore të një bote të çliruar nga kërcënimet nukleare, edhe pse pati thënë edhe vetë se një gjë e këtillë mund të mos ndodhë shpejtë.

Ideja e një bote pa armatim nuklear nuk është aq shumë një ëndërr e pamundshme sa është një makth i pamundshëm.

Si një mjet taktik për t’iu kundërvu propagandës që aktualisht zhvillon Irani, thirrjet e Shteteve të Bashkuara për çarmatim total nuklear kanë shkëlqimin e tyre. Ato ua mundësojnë Shteteve të Bashkuara rolin kryesor në debatet e këtilla dhe sforcojnë pozicionin që kanë në diplomacinë komplekse nukleare.

Por, arritjet aktuale të një bote pa armatim nuklear do të ishin të rrezikshme. Askush nuk mund të dëshmojë se ishin armatimet nukleare ato që kanë mbajtur paqen midis fuqive kryesore në botë që prej vitit 1945. Megjithatë, shpjegimi më i arsyeshëm mbi konfliktin midis shteteve që kishin armatim nuklear është shumë i rrezikshëm për t’u marrë në konsideratë.

Bilansi i terrorit funksionon. Një botë që do të ishte tërësisht e lirë nga armatimi bërthamor do të dukej krejtësisht ndryshe.

Lufta midis fuqive të mëdha edhe një herë do të ishte e paimagjinueshme. Një botë e këtillë, do të karakterizohej gjithashtu me dyshime edhe më të thella dhe të ndërsjella. Edhe po t’i shkatërronin të gjitha armatimet që kanë, shumë vende do të kishin ende njohuritë dhe mundësitë e domosdoshme për të ndërtuar një armatim bërthamor.

Të privuar nga armatimet nukleare, fuqitë më të mëdha botërore do të detyroheshin të derdhnin më shumë djersë dhe para në armët konvencionale ose në ato kimike dhe biologjike dhe e gjithë bota do të dukej më e rrezikshme.

Në vend se të inicohet qasja e shkatërrimit, do të ishte mbase më e sigurt të synohet pakësimi i arsenaleve bërthamore, në mënyrë që fuqitë e mdha të kenë dhjetëra në vend të mijëra armatimeve të këtilla. Në këtë formë, do të ruhej kontrolli mbi armatimet nukleare, ndërkohë që do të zvogëlohej rreziku nga aksidentet tragjike.

Megjithatë, nëse mjetet nukleare janë efektive në ruajtjen e paqes, atëherë pse kërkohet nga Irani të mos i zhvillojë ato? A nuk do t’i kontribuonte paqes një bombë iraniane në Lindjen e Mesme?

Një argument i këtillë nuk është absurd ashtu siç tingëllon. Rreziku i një lufte midis Indisë dhe Pakistanit është zbehur tash, pasi që të dyja shtetet kanë zhvulluar armatim nuklear. Fakti se Pakistani është një shtet i paqëndrueshëm e bën bombën e tij më të rrezikshme se ajo që ka Kina për shembull.

Marrëveshjet ndërkombëtare, sic është Traktati për Mos-përhapje Nukleare nuk mund të bëjë dallim midis vendeve varësisht nga stabiliteti i brendshëm dhe ideologjia qeverisëse, por arsyeja thotë se armatimi nuklear në duart e koreanëve të veriut apo iranianëve është padiskutim më shqetësuese se ato që kanë shumë vende të tjera në botë.

Por natyrisht, ky është një argument i vështirë për t’u shfrytëzuar në një ambient me korrektësi politike, siç janë Kombet e Bashkuara. Dhe kjo është arsyeja pse të shtirresh sikur beson në çarmatim të përgjithshëm nuklear mund të jetë pjesë e domosdoshme e hipokrizisë perëndimore.(a.v.)
XS
SM
MD
LG