Ndërlidhjet

logo-print

Berlin: Memoriali i Holokaustit në 10 vendet më të vizituara


Memoriali i Holokaustit në Gjermani ka tërhequr miliona vizitorë, që kur është hapur pesë vjet më parë dhe sot është një nga 10 pikat më të vizituara nga turistët, thotë një zyrtar.
Sipas drejtorit të fondacionit që kujdeset për këtë memorial, Ue Neumeker, 2.3 milionë persona kanë vizituar këtë qendër historie, që është një fushë e mbushur me 2700 pllaka të errëta në zemër të Berlinit..
Arkitekti i këtij memoriali, Peter Einsman tha se qëllimi i krijimit të kësaj përkujtimore është që qytetarëve gjermanë t’u jepet kujtimi i Holokaustit.
XS
SM
MD
LG