Ndërlidhjet

logo-print

Karzai kërkon të përmirësojë lidhjet me SHBA


Presidenti afgan Hamid Karzai kërkon të ndërtojë marrëdhënie të mira me Uashingtonin gjatë vizitës së tij në SHBA javën e ardhshme.
Zëdhënësi i Karzait, Uahed Omar tha sot, se vizita e tij mund të çojë në “përmirësim marrëdhëniet mes Afganistanit dhe SHBA-së”.
Kohët e fundit, Karzai ka qenë kritik ndaj taktikave të SHBA-së në Afganistan.
Më 12 maj, Karzai ka planifikuar të takojë presidentin e SHBA-së, Barak Obama, i cili ka urdhëruar mijëra trupa më shumë, si pjesë e një drejtimi të ri për t’i dhënë fund një lufte nëntë vjeçare. Më shumë se dy të tretat e 130 mijë forcave ushtarake ndërkombëtare të vendosura në Afganistan vijnë nga SHBA.
XS
SM
MD
LG