Ndërlidhjet

Irani i fillon manovrat detare



Irani tha se sot i fillon manovrat tetë ditëshe në Gji dhe Detin e Omanit.

Komandanti i marinës, admirali Habibollah Sajari është cituar të ketë thënë se manovrat e quajtura “Velajat-89”, do të demonstrojnë fuqinë mbrojtëse dhe zmbrapsëse detare të Iranit.

Stërvitjet mbahen më pak se dy javë pasi Garda Revolucionare zhvilloi manovra katër ditëshe në Gji dhe Detin e Omanit, si dhe në Gjirin e Hormuzit.
XS
SM
MD
LG