Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Irani mund t'u bëjë ballë sanksioneve



Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se ai beson se Irani do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe trysnitë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët për programin bërthamor të tij.

Duke folur në një konferencë shtypi në Nju Jork në margjinat e konferencës së OKB për mospërhapjen e armatimit bërthamor, Ahmadinexhad tha se përderisa Republika Islamike nuk i mirëpret sanksionet, ajo as që ka frikë nga masat e tilla.

Ai megjithate paralajmëroi se miratimi i sanksioneve të reja, nga këndvështrimi i qeverisë së tij do ta bllokonte mundësinë e çfarëdo përmirësimi të lidhjeve ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve.

Ahmadinexhad poashtu tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore, siç ka bërë Korea Veriore.
XS
SM
MD
LG