Ndërlidhjet

Britanikët përgatiten për zgjedhjet



Liderët e partive më të mëdha në Britani janë duke u bërë thirrjet e fundit votuesve ende të papërcaktuar në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore para zgjedhjeve të nesërme parlamentare.

Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë një garë të ngushtë, në të cilën prin Partia Konservatore para Partisë Laburiste dhe Liberal Demokratëve.

Lideri i qendrës së djathtë konservatore, Dejvid Kamerun synon t’i japë fund qeverisjes 13 vjeçare të laburistëve, por analistët thonë se fushata e liberal-demokratëve dhe kreut të tyre Nik Kleg e ka bërë garën të paparashikueshme.

Mbetet e paqartë nëse një parti do të mund të fitojë shumicën parlamentare.

Kryeministri Gordon Braun është zotuar të marrë “përgjegjësinë e plotë” nëse laburistët dështojnë t’i fitojnë zgjedhjet për të katërtën herë me radhë.
XS
SM
MD
LG