Ndërlidhjet

Shiitët e Irakut shpallin aleancën



Dy koalicionet më të mëdha politike shiite në Irak janë dakorduar të formojnë aleancë për një bllok të vetëm në parlament.

Aleanca ndërmjet koalicionit Shteti Ligjor i kryeministrit Nuri al-Maliki dhe Aleancës Konservatore Shiite (INA) u siguron atyre vetëm katër më pak se 163 vendet e nevojshme për të formuar shumicën në parlament.

Maliki dëshiron të mbajë postin e tij si kryeministër, por kundërshtohet ashpër nga kleriku antiamerikan, Muktada al-Sadr, kandidatët e të cilit kanë siguruar 40 ulëse në parlament.
XS
SM
MD
LG