Ndërlidhjet

Parlamenti gjerman diskuton ndihmën për Greqinë



Parlamenti i Gjermanisë ka filluar diskutimin mbi propozim ligjin për kontributin e Gjermanisë në paketën e ndihmës financiare për Greqinë, për ta shpëtuar këtë vend nga falimentimi.

Në fjalimin para ligjvënësve, kancelarja Angela Merkel e mbrojti vendimin e saj për t’i dhënë 22,4 miliardë euro nga paratë e taksapaguesve gjermanë.

Shuma do të jetë pjesë e paketës prej 110 miliardë euro të kontraktuar me BE-në dhe FMN-në.

Parlamenti i Gjermanisë pritet të votojë të premten.

Ndërkohë në Greqi, punonjësit e sektorit publik dhe atij privat sot mbajnë grevë të përgjithshme kundër masave të qeverisë për uljen e shpenzimeve publike.
XS
SM
MD
LG