Ndërlidhjet

Admirali Fitzgerald në Kosovë



Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald ka mbërritur për vizitë në Kosovë.

Fitzgerald do të vizitojë shtabin kryesor të KFOR-it, ku do të bisedojë me komandantin e forcave paqëruajtëse në Kosovë, gjeneralin Markus Bentler.

Admirali Fitzgerald, i cili është komandant i forcave të bashkuara aleate në Napoli, ka nën komandën e tij operative misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe në rajonin e Mesdheut.
XS
SM
MD
LG