Ndërlidhjet

Afganistan: Militantët vërsulen në ndërtesën qeveritare



Një grup i militantëve të armatosur rëndë është vërsulur në ndërtesat qeveritare në provincën Nimroz në jugperëndim të Afganistanit.

Ministria e brendshme afgane tha se forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën pesë sulmues vetëvrasës, përpara se ata të kryenin sulme tjera në kryeqytetin e provincës, Zaranxh.

Guvernatori i provincës, Gulam Dastagar, tha se të paktën pesë oficerë policie janë vrarë apo plagosur në luftimet. Ai tha se një sulmues ishte strehuar në një shtëpi, por shtoi se luftimet kanë pushuar.
XS
SM
MD
LG