Ndërlidhjet

Piratët rrëmbejnë tankerin e Rusisë



Piratët e Somalisë kanë rrëmbyer një tanker me naftë të Rusisë, i cili lundronte nën flamurin e Liberisë në brigjet e Afrikës Lindore.

Forca detare e Bashkimit Evropian, Navfor, tha në një deklaratë se në kohën e sulmit anija e quajtur "Universiteti i Moskës" po lundronte në lindje, me destinacion përfundimtar Kinën.

Në anije ka 23 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë nga Rusia.

Luftanijet ruse që patrullojnë në zonë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.


XS
SM
MD
LG