Ndërlidhjet

logo-print

Athinë: Tre të vdekur nga trazirat



Tre persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu ndërtesën e një banke në Athinë gjatë trazirave të sotme.

Policia në Athinë u përball gjatë ditës me rreth 25 mijë protestues, të cilët kundërshtojnë masat e parapara nga qeveria për të adresuar krizën financiare.

Policia në Athinë ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët janë përpjekur të thyejnë kordonin e policisë. Incidenti ka ndodhur përballë godinës së parlamentit. Rreth 20 mijë veta raportohet të kenë marrë pjesë në një tjetër protestë të zhvilluar në Selanik, qyteti i dytë më i madh në Greqi.

Qeveria greke është zotuar për shkurtime masive në shpenzimet për sektorin publik, përfshi uljen e pensioneve dhe ngrirjen e pagesave në shkëmbim të kredisë ndërkombëtare.

BE-ja dhe FMN-ja i kanë premtuar 110 miliardë euro Greqisë për të shpëtuar nga falimentimi.
XS
SM
MD
LG