Ndërlidhjet

logo-print

Rezolutë e re për Kosovën?

  • RFE /RL

Selia e OKB-së, Nju Jork

Selia e OKB-së, Nju Jork

Obrad Kesiq, analist në organizatën amerikane “TSM Global”, thotë se “ekzistojnë dy synime në ndërlidhje me politikën e jashtme amerikane, e që kanë të bëjnë me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

“Synimi i parë është që menjëherë pas këtij mendimi të nisin bisedimet direkte midis Prishtinës dhe Beogradit mbi çështjet që nuk kanë të bëjnë me statusin”, thotë Kesiq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, “synimi i dytë është të suprimohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Tash e një kohë të gjatë, po flitet dhe mendohet se në ç’mënyrë do të mund të bëhej një gjë e këtillë. Këtu ka mendime se duhet të punohet për një rezolutë të re, pra të suprimohet Rezoluta 1244 për të miratuar një rezolutë të re”.

Kjo rezolutë e re do të thirrej në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thotë Kesiq dhe “faktori thelbësor i kësaj rezolute të re është të mos ketë mekanizmin e njejtë të kohë-zgjatjes”.

“Rezoluta aktuale 1244 në formë automatike ripërtërihet, kurse rezoluta e re do të duhet të ripërtërihet çdo vit nëpërmjet votimit”.

“Kjo nënkupton që një anëtare e Këshillit të Sigurimit mund ta suprimojë rezolutën e re. Kjo është një strategji e përgjithshme, për të cilën po flitet tash e disa muaj dhe në thelb, mendoj se është e qartë -- jo vetëm në bazë të disa deklarimeve të përfaqësuesve amerikane, por edhe atyre evropianë -- se ekziston një mënyrë e njejtë e të menduarit”
, thotë analisti Kesiq.

Ai pohon se nuk ka ende konsensus mbi këtë çështje, por megjithatë mendoj se “gjithçka po ecën në këtë drejtim”. (a.v.)



XS
SM
MD
LG