Ndërlidhjet

Bajden viziton Evropën



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, do të mbajë nesër një fjalim para Parlamentit Evropian. Fjalimi është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga Shtëpia e Bardhë. Zëvendëspresidenti Bajden do të flasë para PE-së 25 vjetë pas fjalimit që mbajti në këtë parlament presidenti Ronald Regan. Fjalimi i Reganit, i 8 Majit 1985, u mbajt në 40 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë vizitave së tij në Bruksel e Madrid Bajden do të diskutojë çështjet e sigurisë në raportet mes SHBA-ve e Evropës dhe rrugët për ta përmirësuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG