Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita sërish në protesta



Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur protesta e rradhës e Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj.

Përpara kryeministrisë rreth 20 deputetë socialistë dhe 180 mbështetës të tyre vazhdojnë grevën e urisë, që nga mbrëmja e 30 prillit. Pjesëmarrësit në grevë dhe opozita në përgjithësi janë shprehur të vendosur për zbardhjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit.

Kryeministri gjatë ditëve të fundit ka përsëritur qëndrimin se nuk mund të dalë mbi gjykatat.

Gjatë ditës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Xhon Uithers, ka deklaruar se partitë politike po bëjnë luftë për pushtet duke qenë pak të besueshme në sytë e publikut.

Ai ka shprehur keqardhjen për përkeqësimin e klimës politike në vend.
XS
SM
MD
LG