Ndërlidhjet

FMN: Kriza greke nuk rrezikon Maqedoninë



Kriza financiare në Greqi nuk do të dëmtojë ekonominë në Maqedoni, deklaroi kreu i misionit të FMN-së në Shkup. “Nuk shikojmë se në ç’mënyrë do të mund të preket stabiliteti ekonomik i Maqedonisë”, tha Ues MekGru.

MekGru theksoi se “ekonomia e Maqedonisë duket se po rimëkëmbet, derisa rritja për vitin 2010 pritet të jetë rreth 2%”.

Më herët kryeministri maqedonas kishte shprehur drojën se kriza greke mund të transferohej dhe në Maqedoni, pasi në vend ka investime të konsiderueshme greke.
XS
SM
MD
LG