Ndërlidhjet

SHBA: Freddie Mac kërkon sërish ndihmë



Freddie Mac, kompania e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara që jep kredi për shtëpi, ka kërkuar një fond shtesë nga ndihmat federale në vlerë prej 10.6 miliardë dollarësh. Kërkesa erdhi pasi kompania shënoi një humbje prej 8 miliardë dollarësh në tremujorin e parë të këtij viti.

Freddie Mac ka tërhequr vërejtjen se mund të ketë nevojë edhe për fonde të tjera pasi tregu i shtëpive mbetet ende i brishtë.
XS
SM
MD
LG