Ndërlidhjet

Miçëll takohet me Netanjahun dhe Abbasin



I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, është takuar në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. Miçëll është kthyer në rajon me shpresën e rifillimit të bisedimeve jo të drejtpërdrejta mes izraelitëve e palestinezëve. Departamenti i Shtetit tha se bisedimet Miçëll-Netanjahu ishin “të mira dhe produktive”.

Zëdhënësi i kryeministrit izraelit tha se do të ketë një takim tjetër gjatë ditës mes Netanjahut dhe të dërguarit amerikan.

Miçëll do të takohet edhe me kreun e Autoritetit palestinez, Mahumd Abbas. Ky i fundit u tërhoq nga bisedimet e fundit për shkak të refuzimit të Netanjahut që të bllokojë ndërtimet në kolonitë hebreje.
XS
SM
MD
LG